Pasi kaloi një sezon katastrofik, me “bardhezinjtë” e Juventus, ku për shkak të një dëmtimi zbriti vetëm 10 herë në fushë për “zonjën e vjetër”, mesfushori francez, Paul Pogba duket të jetë shumë i motivuar për sezonin e ri.
Sipas raportimeve më të fundit, mesfushori njoftoi klubin se do të fillonte stërvitjen për edicionin e ardhshëm më 2 korrik ose e thënë më ndryshe 10 ditë përpara shokëve të tij të skuadrës.
Francezi shpreson se do të jetë në gjendje të përgatitet më mirë për sezonin e ri, teksa është i vendosur të japë ndihmën e tij deri në fund për shokët e tij të skuadrës për trofimin e trofeve të tjerë me “bardhezinjtë”. /i.m /abcnews.al