Paul Pogba i tregon muskujt anglezëve të Manchester United. Mesfushori kishte rënë dakord të bisedonte për rinovimin e kontratës, por kërkesat e francezit janë të çmendura. Ai ka kërkuar 600 mijë euro në javë shkruan “Tuttosport”.
Përfitimet vjetore do të shkonin në rreth 34 milionë euro, më shumë se Cristiano Ronaldo. Pogba në njëfarë mënyrë ushtron presion të shitet, pasi me kushtet e vendosura zor se United do pranojë të nënshkruajë një kontratë të re.
Reali i Madridit dhe Juventusi janë gati ta transferojnë, por edhe ato duhet të njihen më parë me kërkesat e lojtarit. Aktualisht Pogba është nën kontratë deri në verën e vitit 2021, por anglezët kanë në dorë t’ia zgjatin edhe një vit tjetër sipas kushteve të kontratës. / abcnews.al