Skuadra e Mançester United ka gjetur akordin me Lacion për kalimin e Milinkoviç Saviç në “Old Traford”, lëvizje e cila mund të pasohet me largimin e Pogba drejt Realit.
Skuadra e Manchester United dhe Lacios kanë arritur marrëveshjen për kalimin e mesfushorit serb Milinkoviç Saviç në “Old Trafford”. Djajtë e kuq do të paguajnë në arkat e skuadrës italiane 80 mln euro ndërkohë që futbollistët do të nënshkruajë me anglezët një kontratë 5 vjeçare me një page prej 6 mln euro neto në sezon.
Futbollisti ishte pranë largimit nga Lacio verën e kaluar por ofertat nuk përmbushnin pretendimet e presidentit Lotito. Manchester United është skuadra e vetme që interesohet për shërbimet e futbollistit të Lacios pasi Juventus dhe Real Madrid nuk shfaqen me interes për futbollistin në fjalë.
Kalimi i Saviç në Manchester i hap rrugë Pogbasë për të zbarkuar në Madrid. Futbollisti francez nuk është i lumtur në Angli dhe kërkon të nisë një aventurë të re nën urdhrat e bashkëkombësit të tij Zinedine Zidane. Është pikërisht trajneri i Real Madrid që insiston për nënshkrimin me 26 vjeçarin.
Presidenti Perez nuk është i gatshëm të shpenzojë 200 mln euro për Pogba por në tratativë mund të përfshihet Gareth Bale i cili nuk është në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm. kjo është vërtetuar edhe në deklaratat e ditëve të fundit.
Ëndrra e Pogba është që sezonin e ardhshëm të mbajë veshur fanellën e madrileneve por koha nuk premton shumë pasi merkatoja në Angli mbyllet në datën 10 gusht./ABC News Albania 24/7