Poeti laureat, Rudolf Marku ka thënë se poezia shkruhet në heshtje. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, ai ka thënë se poetët e rinj nuk duhet të tregojnë me zë të lartë kur shkruajnë, pasi talenti del në pah vetë.
Sakaq, Marku ka theksuar se pa dhimbje nuk mund të krijohet një poezi, pasi lumturia i mjafton vetvetes.
“Poezia shkruhet në heshtje. Nqf të se shkruan poezi dhe i bie lodrave për të treguar që kam shkruar poezi, kjo tregon se nuk do bëhesh kurrë poet. Gjanat e mira në këtë botë kështu bëhen, fara pse futet në thellësi që të mbijë, duhet errësirë që të realizojë krijimin e diçkaje, nuk bëhet në diell.
Heminguej, Dostojevski, thonë që poezia është çlirim nga një dhimbje, po mos të kesh këtë dhimbje nuk ke çfarë kallëzon. Lumturia nuk ka nevojë të kthehet, i mjafton vetëvetes. Është dhimbja ajo që mjafton me u kthy në diçka tjetër. Dhimbja, vuajtja ka nevojë me u kthy në poezi, në pikturë, në muzikë dhe kështu me radhë”, u shpreh ai./abcnews.al