Podolski “mërzitet” në Japoni, gjermani rikthehet në Europë

schedule23:39 - 18 Janar, 2020

schedule 23:39 - 18 Janar, 2020

Lukas Podolski është rikthyer në Europë. Sulmuesi gjerman kaloi tri vite në Azinë e largët, ku mbronte fanellën e Vissel Kobe në kampionatin japonez të futbollit. Duket se mëngjarashi gjerman ka gjetur skuadër të re dhe do të rikthehet në Europë.

Sipas raportimeve në media të ndryshme, Poldi ka gjetur akord me skuadrën e Antalyaspor dhe do të luajë në kampionatin turk të futbollit. Kampioni i botës do të nënshkruajë një kontratë 18 mujore me ekipin turk.

Podolski konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë gjermanë të gjeneratës së tij dhe shquhet për goditjet e tij të forta me këmbën e majtë. Tashmë 34 vjeç, Podolski i ka lënë pas vitet e tij më të mira, por do të luajë futboll për të paktën edhe një vit e gjysmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!