Podgoricë, sot seanca për shkarkimin e kreut të parlamentit

schedule12:00 - 7 Shkurt, 2022

schedule 12:00 - 7 Shkurt, 2022

Në Mal të zi kanë nisur bisedimet për formimin e kabinetit të ri, pas rrezimit të premten ne parlament të qeverise se Zdravko Krivokapiç. Bisedimet po zhvillohen mes partive të shumicës parlamentare për formimin e një qeverie të pakicës.

Sipas lëvizjes qytetare URA, pretendenti kryesor për t’u zgjedhur në postin e kryeministrit të ri shihet politikani shqiptar Dritan Abazovic, i cili paraprakisht ka gjetur mbështetjen e partisë më të madhe opozitare, që drejtohet nga presidenti Milo Gjukanoviç.

Po ashtu në Podgorice sot është thirrur nje seance e jashtezakonshme e parlamentit me iniciativën e 38 deputetëve të opozitës per shkarkimin e kryeparlamentarit Aleksa Beçiç. I pyetur nëse do të shkarkohej sot, Beçiq në një intervistë për “Vijesti” ka thënë se nuk i takon atij, sepse ka bërë më të mirën.

“Shkarkimi mund të ndodhë vetëm nëse nuk përfillen rezultatet e arritura, riformësohet vullneti elektoral i qytetarëve nga 30 gushti dhe shkelen parimet demokratike”, tha Beçic.

Ai u shpreh se demokratët votuan të enjten kundër mundësisë së shkarkimit të zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic, sepse respektojnë marrëveshjen e shumicës parlamentare dhe vullnetin elektoral të 208 mijë zgjedhësve.

“Të gjitha subjektet politike të shumicës parlamentare kanë deklaruar publikisht se nuk do të mbështesin shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, duke përfshirë edhe kryetarin e Grupit URA, Dritan Abazovic”, tha kreu i parlamentit malazez Aleksa Beçiq, i cili ka besim se drejtuesit dhe deputetet e ketyre partive do t’i qendrojne konsekuent qendrimeve te tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!