Podgoricë, qëllohet dhe plagoset gazetarja investigative

schedule08:48 - 9 Maj, 2018

schedule 08:48 - 9 Maj, 2018

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.

“Olivera Llakiq u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviq.

Llakiq punon në gazetën me ndikim Vijesti.

Llakiq, 49 vjeçe, është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë.

Damjanoviq tha se policia “do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiq është shumë shqetësues.

“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Tëitter.

Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.

Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!