Podgoricë/ Konstituohet parlamenti i ri, Camaj për kushtin e SHBA: Nuk do të vihen në pikëpyetje raportet me shtetet e tjera

schedule16:29 - 28 Korrik, 2023

schedule 16:29 - 28 Korrik, 2023

Deputeti i Malit të Zi, Nikollë Camaj ka folur për konstituimin e parlamentit të ri, ku Spajic ka 24 deputetë, ndërsa partia e Gjukanovic ka 21.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka zbuluar se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim më konkretisht mes partive të pakicave.

“Meqënëse një pjesë e pakicave, kontretisht Partia Boshnjake lëvizin nga marrëveshja fillestare, tani hapet një hapësirë e re për partitë që janë të frontit demokratik të frontit serb. Të gjitha këto janë në ditët në vazhdim.

Këtu luftohet për një shumicë më të fortë, më të stabile apo prej 49 deputetësh, që të gjithë të kenë mundësi për t’u ndërruar, pasi është më se e nevojshme”, u shpreh Camaj.

Më tej, lidhur me faktin që SHBA nuk do që në ndërtimin e qeverisë së re të jenë deputetë pro rus, ai deklaroi se kontrat ndërkombëtare që Mali i Zi ka vënë më herët nuk do të vihen në diskutim, por do të ruhen marrëdhëniet e mira me shtetet që ka njohur.

“Së pari, dua të them që boshnjakët e luajtën pjesën si e luajtën dhe e shtyn pak procesin sepse po të pranonin ofertën e parë, ka mundësi që marrëveshja tani të ishte arritur. Tani partia Evropa Tani është gati t’i jepte boshnjakëve aq sa i ka ofruar më përpara, pasi ishin krijuar kënaqësi brenda subjektit, për shkak të sjelljeve të boshnjakëve, por dhe për faktin që i është ofruar një rotacion i ri, në të cilin grupi pro serb ka dhënë mesazhe të qarta që të pranojë të gjitha principet, ku partitë serbe që janë në pushtet nuk do të jenë ato në opozitë. Nuk do të bien në pyetje kontratat ndërkombëtare që ka vënë Mali i Zi më përpara, për raportin ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, por të ruhen marrëdhëniet e mira, të fuqizohen marrëdhëniet me shtetet të cilat i ka njohur Mali i Zi, kjo nënkupton dhe Kosovën që për ne është shumë e rëndësishme, ruajtja e raporteve me NATO-n. Pra, të gjitha këto për ne janë shumë të rëndësishme”, përfundoi deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!