Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është aktualisht i papunë, por mbetet pranë futbollit me intervistat e tij të shpeshta. Strategu argjentinas ka folur për bashkëkombësin e tij, Lautaro Martinez.
Barcelona dhe disa klube të tjera të mëdha duan 22 vjeçarin e Interit, me zikaltërit që duket se do e kenë të vështirë ta mbajnë sulmuesin në San Siro. Në fjalën e tij, Pochettino tha: “Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Nuk po flas thjesht për gjërat që po bën tani, por për potencialin që ka. Ai do të ecë vetëm përpara. Nëse klubet e mëdha duan një sulmues, patjetër që i pari në listë është Martinez”, tha Pochettino./abcnews.al