PSG luan nesër në “Allianz Arena” ndeshjen e parë eliminatore të Champions League. Para kësaj beteje në konferencë për mediet foli trajneri i nënkampionëve të Europës, Mauricio Pochettino. Ai nuk e konsideron hakmarrje për finalen e shkuar këtë sfidë.
“Ndeshjet me nokaut janë gjithmonë të ekuilibruara dhe ofrojnë të njëjtat mundësi për të dy skuadrat. Bayern është kampion në fuqi i Europës dhe Botës, ne e dimë që ata janë shumë të fortë, por ne jemi të sigurt në mjetet dhe cilësitë tona.
Ne kemi armët tona për të goditur dhe do përpiqemi ta fitojmë këtë sfidë. Bayern është shumë i organizuar dhe vështirë se e humb ekuilibrin, do të na mbetet ne të gjejmë një mënyrë për t’i goditur dhe për t’i lënduar ata.
Hakmarrje? Finalja e vitit të kaluar nuk është një ndeshje që ne do t’i referohemi, stafi dhe unë nuk ishim të pranishëm atëherë dhe këto ndeshje nuk janë të krahasueshme me një finale, nuk mendoj se është një ndeshje për hakmarrje.
Shtë një sfidë për ne që të përpiqemi të mposhtim atë, që është ndoshta skuadra më e mirë në botë. Më vjen keq për mungesat e tyre, por edhe ne me Verratti, Icardi apo Paredes nuk jemi më pak. Ne jetojmë në një botë të komplikuar me këtë virus, që i shtohet lëndimeve klasike dhe ne duhet t’i përshtatemi kësaj situate”, u shpreh Pochettino. /abcnews.al