Mauricio Pochettino po përflitet për stolin e Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunna Solskjaer.
Pochettino ka këmbëngulur se ai është shumë i lumtur me punën e tij në PSG duke shtuar se spekulimet në lidhje me të ardhmen nuk janë përgjegjësi e tij.
Jam i fokusuar te ndeshja e nesërme. Nuk jam fëmijë, gjithë jetën e kam kaluar në futboll. Zërat nuk më kanë shpërqendruar kurrë, janë gjithmonë aty dhe duhet të jetosh me to. Nuk jam këtu për të folur për këtë. E respektoj klubin tim, çfarë bëjnë klubet e tjera nuk më intereson.
Nuk e komentoj sepse gjithçka do të them do të diskutohet. Kur isha tek Espanyol thashë se do të doja të takoja Sir Alex. Po ta thoja tani, do kapeshit gjithë kohën me të. Unë e dua klubin, e dua këtë ekip, është e mrekullueshme të jem në gjendje të jem trajner i PSG
/ h.ll/abcnews.al