“Pochettino do sjellë Leo Messin te PSG”, entuziazëm në Francë

schedule18:59 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 18:59 - 25 Dhjetor, 2020

Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ri i PSG. Nënkampionët e Europës shkarkuan Thomas Tuchel dhe kanë zgjedhur argjentinasin si pasardhësin e tij. Pritet vetëm zyrtarizimi i ish-trajnerit të Tottenham, teksa në Francë ka krijuar entuziazëm zgjedhja e tij.

Le Parisien thekson dhe shpreh bindjen se ardhja e Pochettinos do të ndikojë që në kryeqytetin francez të zbarkojë edhe Leo Messi, për të cilin flitet prej kohësh se mund të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona në fund të sezonit.

PSG është një nga klubet që do i plotësonte çdo dëshirë futbollistit të famshëm latin. Një ndihmë për kalimin e tij në Ligue 1 mund të japë edhe trajneri 48-vjeçar, i cili është njëkohësisht patrioti i kapitenit të Barcelonës.

Roland Koeman u bë trajneri i Barcelonës në muajin gusht, teksa Messi kishte një tjetër preferencë sipas medias franceze. “Pleshti” kishte propozuar emrin e Pochettinos, por drejtuesit vendosën t’i dhuronin pankinën trajnerit holandez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!