Dy persona janë vënë në prangat e polcisë së Kukësit pasi për arsye pronësie po ziheshin me njëri tjetrin.
Sipas polcisë mësohet se fakë ndërhyrjes është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti ku këto dy shtetas po godisnin njëri-tjetrin me mjete të forta.
Gjendet në automjetin e njërit prej shtetasve të arrestuar dhe sekuestrohet nga Policia, një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ky shkop u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet në pronësi të shtetasve të arrestuar.
Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al