Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po vriten shumë të pafajshëm”, Biden: Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen e ndërkombëtarëve

schedule08:36 - 27 Shkurt, 2024

schedule 08:36 - 27 Shkurt, 2024

Në një deklararatë mbrëmjen e djeshme, Joe Biden tha se Izraeli kishte rënë dakord të ndalonte aktivitetet ushtarake gjatë Ramazanit, i cili pritet të zgjasë nga 10 marsi deri më 9 prill.

“Ramazani po vjen dhe ka pasur një marrëveshje nga izraelitët që ata nuk do të sulmojnë gjatë Ramazanit, në mënyrë që të na japin kohë për të shpëtuar të gjithë pengjet,” tha Biden.

Por presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të numrit të lartë të viktimav palestineze.

“Ka shumë njerëz të pafajshëm që po vriten. Dhe Izraeli ka ngadalësuar sulmet në Rafah,” tha Biden.

Ai shtoi se një armëpushim i përkohshëm do të niste një proces që palestinezët të kenë shtetin e tyre, megjithëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një zgjidhje me dy shtete.

Biden tha se kishte një marrëveshje në parim për një armëpushim midis dy palëve ndërsa pengjet u liruan dhe se ai shpresonte të kishte një armëpushim deri të hënën.

Ai shtoi se Izraeli ishte zotuar të bënte të siguronte evakuimin e palestinezëve nga Rafah në jug të Gazës përpara se të intensifikonte sulmet ushtarake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!