Po vrapon nga Prishtina në Tiranë, Dafina Zeqiri takon në rrugë personazhin e veçantë

schedule22:39 - 3 Korrik, 2020

schedule 22:39 - 3 Korrik, 2020

Dafina Zeqiri ka udhëtuar sot nga Kosova për në Shqipëri. Mirëpo, gjatë udhëtimit me makinë, në rrugë ajo është ndeshur me një personazh të veçantë.

Këngëtarja ka takuar Fikret Shatrin. Ky i fundit ditën e djeshme ka nisur vrapin nga Prishtina në Tiranë, me sloganin ”Vrapi i Shqipes nga Skenderbeu, n’Skenderbe”.

Ai ende nuk ka mbërritur në Tiranë, ndërsa është nisur dje në orën 18:00 nga sheshi ‘Skënderbe’ në Prishtinë. Fikretit i duhet të përshkojë 257 km nga Prishtina për në Tiranë.

Ndërkaq, Dafina e ka filmuar atë teksa nuk mungoi mbështetja, duke i thënë  “Forca, neve na ki mbrapa”.

 

View this post on Instagram

 

Vrapi i Shqipes nga Skenderbeu, n’Skenderbe @fikretshatri 💯👐🏼🙌🏼

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on