Po vjen varianti i ri, pacienti zero rrëfen simptomat: Kur po flija më pickoi në gjoks

schedule17:16 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 17:16 - 3 Dhjetor, 2021

Varianti i ri i COVID, “Omicron” po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Të infektuar janë zbuluar edhe pranë vendeve fqinje, ndërsa Shqipëria dje mori masat e para. Por cilat janë simptomat e këtij varianti i të ri?

Një i infektuar në Greqi ka folur për mediat duke treguar simptomat dhe bëri thirrje për vaksinim. “Nuk kam asgjë, as ethe. Por nëse do të më pyesnit nëse do ta bëja përsëri vaksinën, do të thosha po, do ta bëjathotë pacienti zero, rasti i parë i mutacionit të “Omicron” në  Greqi.

Kisha vetëm një simptomë që kur shkova për të fjetur të shtunën mbrëma ndjeva një pickim të çuditshëm në gjoks. Kam arritur të bie në gjumë, pavarësisht shqetësimit, dhe në mëngjes u ngrita nuk ndjeva asnjë simptomë”, tha ai.

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Sumia Swaminathan i tha “Reuters” sot se ndërsa varianti i ri “Omicron” i koronavirusit duket se do tgë jetë shumë ngjitës, përgjigja e duhur është përgatitja dhe jo paniku.

Sa në ankth duhet të jemi? Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm për të mos u panikuar, sepse jemi në një situatë ndryshe nga një vit më parë” tha Swaminathan për Reuters Next.

Ne duhet të presim, shpresojmë se është më i butë … por është shumë herët për të nxjerrë përfundime rreth variacionit në tërësi” tha Swaminathan. “Delta është përgjegjëse për 99% të infeksioneve në mbarë botën. Ky variant duhet të jetë më ngjitës për t’u bërë dominues në mbarë botën. Është e mundur, por nuk mund të parashikohet.

Swaminathan tha se varianti “Omicron” duket se shkakton tre herë më shumë infeksione sesa u gjetën më parë në Afrikën e Jugut, që do të thotë se “duket se është në gjendje të kapërcejë njëfarë imuniteti natyror nga një infeksion i mëparshëm” tha ajo./ Abcnews.al