Po vjen varianti i ri, OBSH bën rekomandimin e fortë për 60-vjeçarët

schedule21:44 - 30 Nëntor, 2021

schedule 21:44 - 30 Nëntor, 2021

Me mutacionin “Omicron” që shkakton shqetësim të thellë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar rekomandime të reja. Ata që janë në rrezik, përfshirë ata mbi 60 vjeç, duhet të shmangin udhëtimet, thotë OBSH, duke iu referuar rrezikut të lartë për shkak të variantit të ri.

Ne duhet t’u rekomandojmë njerëzve që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore ose që janë në rrezik të zhvillimit të një forme serioze të sëmundjes Covid-19, veçanërisht njerëzve të moshës 60 vjeç e lart dhe atyre me sëmundje shoqëruese (për shembull: sëmundje të zemrës, diabeti, etj ) për të shtyrë udhëtimin e tyre” deklaron OBSH.

Në të njëjtën kohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se ndalimet e përgjithshme të udhëtimit nuk do të parandalojnë përhapjen e variantit “Omicron” të koronavirusit, duke u kërkuar vendeve të adoptojnë një qasje të bazuar në rrezik.

Ndalimet e përgjithshme të udhëtimit nuk do të pengojnë shpërndarjen. Për më tepër, ato mund të kenë një ndikim negativ në përpjekjet globale të shëndetit gjatë pandemisë duke dekurajuar vendet nga raportimi dhe shkëmbimi i të dhënave epidemiologjike dhe të sekuencës” tha OBSH në dokumentin teknik.

Masat mund të përfshijnë kontrollimin e pasagjerëve përpara udhëtimit dhe/ose në mbërritje dhe përdorimin e testit SARS-COV-2 ose karantinimin e udhëtarëve ndërkombëtarë, pas një vlerësimi të plotë të rrezikut” thotë OBSH. Varianti i ri po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!