“Po vjen Luli”, Basha mes demokratëve të Lushnjes: 25 Prilli, dita e shpresës

schedule18:27 - 21 Prill, 2021

schedule 18:27 - 21 Prill, 2021

Qindra demokratë kanë pritur Lulzim Bashën në takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit në Lushnje. Në një atmosferë entuziazmi dhe me thirrjet “fitore”, “Rama Ik”, Basha u kërkoi mbështetjen për ditën e diel për të votuar numrin 9 në fletën e votimit.

Në 25 Prill votoni numrin 9, për fëmijët tuaj, sipërmarrësit shqiptarë. Njerëz të punës dhe mendjes. 3 ditë e gjysmë për ta mbyllur derën e kësaj fatkeqësie për të hapur dritën e shpresës.

Të rinj, të moshuar, gra, vajza, burra, demokratë dhe socialistë të ndershëm drejt kutive të votimit për të sjellë ndryshimin dhe shpresën. Të gjithë bashkë duke votuar numrin 9 për ndryshim. Kjo Lushnje e krenarisë” tha Basha. /db/ Abcnews.al