Po vjen hiti i radhës, reperi shqiptar bashkon forcat me DJ-n me famë botërore

schedule15:26 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:26 - 30 Qershor, 2020

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor amerikan. Ai po punon për të sjellë albumin e tij më të ri ‘1984’, pjesë e të cilit do të jetë dhe një bashkëpunim me Pinksweats dhe Njomzën, këngëtaren shqiptare e cila gjithashtu jeton prej kohësh në SHBA.

Reperi ka bërë me dije se kënga do të titullohet “Upset”. Megjithatë, ende nuk ka detaje të tjera se kur do të publikohet kënga, por fansat janë shprehur mjaft të entuziazmuar dhe padyshim që dueti do të kthehet në një hit.

 

View this post on Instagram

 

UPSET feat PINK SWEAT$ & NJOMZA Prod by Robbie Winn FRIDAY!!!!!!

A post shared by @ gashi on

Mirëpo, duket se Gashi nuk po ndalet me kaq. Reperi duket se po punon për një tjetër bashkëpunim, dyshime të cilat lindën pas një fotoje me Dj Snake që reperi ka publikuar në Instastory. Kujtojmë që Gashi dhe Dj Snake janë bërë bashkë dhe për “Safety”, këngë e cila u publikua në gusht të vitit që shkoi. /abcnews.al