Përgjimet e bisedave të telefon kanë fundosur efektivët e policisë së Rinas, të akuzuar për lejimin të kalimit të kufirit për persona të cilët e kishin të ndaluar hyrjen në vendet e BE. Në një dosjen hetimore, që ABC News ka siguruar, është e zbardhur biseda mes shtetasit Eneo Sulejmanaj me punonjësin e policisë Briken Tereziu.
Pjesë nga dosja hetimore:
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu i kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot
Briken: Mir si je ti
Eneo: Po mire shyqyr zotit
Briken: Ktej jam
Eneo: I marum nja 2 halle, tbej tel mbasdite
Briken: Ok pa merak
Eneo: Rrofsh. O vlla nga je?
Briken: Te lagjia jam
Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak neser bashk. Si e ke me mire
Briken: Si ta keshe ska probl
Eneo: Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet
Briken: Se kuptova
Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla
Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen
Eneo: Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla
Briken: Ok
Eneo: Po i them te vij aty
Briken: Ok
Eneo: Po vjen 5 min eshte aty ka 600
Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Neser tbej nje 500 vlla
Briken: Ok vlla ngjohemi neser
Eneo: Mire vlla ma bej hallall se ashtu kam pas nje problem. Degjohemi neser naten
Briken: Ok naten ngjohemi
Dt. 10.05.2023
Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjia do jesh pastaj. Te tkaohemi?
Briken: Si je vlla Ca bon
Eneo: Hic vlla ngelem erviseve
Briken: Kur do nisesh ti
Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.
Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh
Briken: Ok
Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal