Po vinin nga Greqia, 20 shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin në Kakavijë

schedule12:21 - 1 Prill, 2020

schedule 12:21 - 1 Prill, 2020

Janë rreth 20 qytetarë të cilët janë bllokuar në doganën e Kakavijës. Njëri prej tyre, Andrea Tomorri në një telefonatë për Abc News tha se kanë kaluar pa problem në pikën greke, ndërsa janë bllokuar në atë shqiptare.

Sipas tij doganierët u janë shprehur se nuk mund të kalojnë pasi kanë urdhër nga ministria e Shëndetësisë.

“Arsyeja na thonë që kemin urdhër nga ministria e Shëndetësisë. Po nuk na dhanë ata urdhër nuk mund të lejohet”, tha ai. “Jemi në pritje nuk na japin sqarime. Kanë ardhur disa gazetarë dhe na tha po vjen prefekti. Jemi në pritje”, shtoi ai më tej.

Gazetari Orgesi Sako, i cili ndodhet në doganë, raporton për Abc News se qytetarët të cilët punojnë në Greqi kanë ardhur me mjetet e tyre, por edhe me linjat greke. Ndërkohë më pas duhet ta përshkruajnë në këmbë kufirin për të hyrë në tokën shqiptare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!