“Po unë jam për vete k*rvar moj”, kapi nusen në Librazhd me të dashurin dhe i publikoi videon, vjehrri flet për “Piranjat”: Çështje familjare

schedule21:08 - 31 Maj, 2022

schedule 21:08 - 31 Maj, 2022

Një tradhti bashkëshortore e ndodhur në fshatin Togëz të Librazhdit javën e kaluar “pushtoi” rrjetet sociale, pasi vjehrri dhe vjehrra kishin kapur mat nusen e djalit me të dashurin.

Një video për të cilën reaguan edhe institucionet, pasi aty shihej një 20-vjeçare e zhveshur e cila ishte nën  presion të dhunshëm psikologjik nga ana e prindërve të burrit, të cilët këtë “heroizëm” të tyre, veçse me fisin e ndanë edhe me shqiptarët.

Prandaj “Piranjat” në ABC e moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, vendosën që të shkojnë në fshatin Togëz dhe të komunikojnë drejtpërdrejtë me dhunuesit e vajzës.

Siç edhe do e shihni e dëgjoni në video, vjehrri e quan rastin një problem familjar, duke harruar se tashmë ai ishte kthyer në një problem shqiptar, pasi video është parë e stërparë me miliona herë. /T.H/Abcnews.al/

Ja reagimi i vjehrrit kur i trokasin në derë “Piranjat”:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!