“Po unë ça fitoj? Një buzëqeshje”/ Zbardhen bisedat e grupit që trafikonte ilaçe: I kam rritur, se i kam të shitura

schedule13:10 - 21 Tetor, 2023

schedule 13:10 - 21 Tetor, 2023

Si rezultat i finalizimit  të operacionit “Rrugëtimi”, u arrestuan 16 shtetas dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa u sekuestruan medikamente të kontrabanduara nga Itali, Greqia dhe Kosova me vlerë rreth 50 mijë euro.

Në dosjen e shqyrtyar nga prokurori, Bledar Valikaj, e cila është siguruar nga gazetari i ABC News, Ervin Leka, zbardhen edhe disa bisada të WhatsApp të bëra mes disa anëtarëve të grupit.

Dy anëtarët që i bisedës së mëposhtme janë Devi dhe Alber Elbasan.

Në bisedë Devi i kërkon Albertit, 50 cop (ilaçe) me 90 (çmimi për secilin), por me një kusht që lekët të japë në dorë.

E teksa Alberti i pyet nëse ai përfiton ndonjëgjë ky kjo lëvizje, Devi i thotë me ironi ‘një buzëqeshje’.

Por kjo lëvizje duket se nuk shkon sipas planeve të Devit, pasi anëtari tjetër që ka medikamentet, kërkon 110 për medikament, pasi i ka të shitura, këtu Devi heq dorë.

Por ai që nuk heq dorë është Alberti, i cili i gjen Devit diku tjetër 20 copë me 95, dhe në fund duket se bien dakord.

Pjesw nga biseda:

Devi: Mgies!

Devi: Pete cik ate tipin e fakires

Albert Elbasan: Cben

Devi: 50 cop me 90 ti jep

Devi: Lek dore

Albert Elbasan: Po une ca fitoj?

Devi: Nje buzegeshje

Devi: Si fitova une te meri

Devi: Mero

 Devi: Beji pazar ore

Devi: 85

Devi: Po gy

Albert Elbasan: Leri numrat

Devi: Une te mesoi t

Devi: Y

Albert Elbasan: Ja ta pyes

Devi: Kelet ne dore jo llafe

Albert Elbasan: Po 5 i dua une

Devi: Une 90 jap

Devi: Ti bej cte duash

Albert Elbasan: I kam rritur me tha nuk ja vlen

Albert Elbasan: 110

Albert Elbasan: I ka ber

Albert Elbasan: I kam rritur se i kam te shitura

Devi: Ok

Devi: Te shkuara nga gripi

Devi: Nuk me duhen

Albert Elbasan: Gjeta diku tjeter 20 cop me 95

Albert Elbasan: Nese i do me thuaj tani

Devi: Ja te them

Devi: Si ajo e kugja

Devi: ???

Devi: Qe kisha une [4.11.20, 7:12:02 PM] Albert Elbasan: Po

Albert Elbasan: Por po me thot qe i ka shkuar dikus biseden me ate

Devi: Hahaha

Devi: Behu gati neser mengies

Albert Elbasan: Neser neser ka 5 dite

Devi: Ska 5 ka 3

Albert Elbasan: Ku je

Albert Elbasan: Cfare te reja kemi sot?

Devi: Plot

 Devi: Ne darke flasim r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!