Po udhëtonin pa “blind”, gabimi i viktimave që nuk u shpëtoi vrasësve në Vlorë

schedule13:25 - 18 Gusht, 2022

schedule 13:25 - 18 Gusht, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me dy viktima në Vlorë. Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan.

Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpati Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte dhe ruhej mirë. Ndërsa sot ka ndryshuar mjet,  duke marrë  makinën që u bë shosh nga plumbat e cila nuk ishte e blinduar.

Lexo edhe: LIVE/ Atentat në Vlorë, 2 persona ekzekutohen brenda makinës, vendi tronditet nga vrasjet në 24 orët e fundit

Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur që nga Vlora, për t’i vrarë më pas në autostradën që të çon në Fier.

Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!