“Po u largove, nuk shkel më këtu”, Sadiku tregon prapaskenat te kombëtarja

schedule23:06 - 1 Nëntor, 2019

schedule 23:06 - 1 Nëntor, 2019

Loret Sadiku po aktivizohet rregullisht me skuadrën turke të Kasimpasa, duke bërë disa paraqitje të mira. Futbollisti shqiptar ka jetuar shumë vite në Suedi, madje ka luajtur edhe për Suedinë U-21. MEgjithatë, kur erdhi koha për të zgjedhur një kombëtare A, Sadiku zgjodhi Shqipërinë. Ai nuk u aktivizua në dy sfida kundër Qipros dhe Zvicrës, duke e detyruar të largohet te Kosova. Këtë gjë, e rrefën vetë Sadiku, si dhe disa prapaskena te kombëtarja, ku tregon se i kanë bërë edhe presion.

“Zgjodha të jetoj në Suedi, pasi disa familjarë të mi ishin sistemuar atje. Kur prindërit e mi u larguan nga Kosova, për shkak të luftës, u transferuam te të afërmit tanë në Suedi. Nuk e mbaj mend mirë si e kam nisur futbollin. Besoj kam qenë 6 ose 7 vjeç. Të gjithë flisnin në gjuhën suedeze, unë vetëm shikoja. Si një fëmijë refugjat, gjithmonë më është dashur t’i bëj gjërat 2 herë më mirë se fëmijët vendas, çka ka qenë shumë e vështirë për mua.

Kalova shumë vite në Suedi dhe kam luajtur edhe për kombëtaren U-21. Kur erdhi koha të zgjidhja kombëtaren A, kisha kërkesë edhe nga Suedia, edhe nga Shqipëria. Zgjodha të shkoj te Shqipëria. Kalova dy javë atje, por më thanë që disa dokumente të mia mungojnë dhe nuk mund të luaj. Ishin ndeshjet kundër Qipros dhe Zvicrës. Gjatë asaj kohe, Kosova luante një ndeshje historike dhe doja të isha atje për të luajtur. I thashë trajnerit të Shqipërisë: Ajo ndeshje e Kosovës është shumë e rëndësishme për mua. Dua të jem pjesë e saj, pasi Kosova ka një vend të veçantë në zemrën time.

“Nëse largohesh nga këtu, nuk do të vish më kurrë sërish”, m’u përgjigj ai. Unë bëra atë që duhet të bëja. Luajta për Kosovën në atë ndeshje historike. Bëhet fjalë për muajin maj, ndërsa në gusht, Shqipëria më telefonoi sërish. “Do të vish?”, më thanë, ndërsa unë iu thashë që nuk e harroj asnjëherë atë që më kishin thënë. Kështu që shkova sërish te Kosova. Por UEFA tani thotë që nuk mund të shkoj te Kosova, pasi kam qenë pjesë e dy kombëtareve, Suedisë dhe Shqipërisë. Prandaj po pres se çfarë do të ndodhë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!