“Po trajtohemi si minj laboratori”, revoltohen futbollistët në Angli

schedule10:26 - 20 Maj, 2020

schedule 10:26 - 20 Maj, 2020

Rifillimi i Premier League është endë në pikëpyetje, ndërkohë që ka shumë lojtarë që po dalin kundër. Një ditë më parë u zhvilluan më shumë se 700 teste dhe 6 persona rezultuan të infektuar me COVID-19, në tre klube të ndryshme.

Te Watford një pjesë e lojtarëve nuk janë paraqitur në stërvitje. Një ditë më parë, kapiteni Troy Deeney deklaronte: “Jemi të detyruar të rikthehemi këtë javë në fushë, por e kam deklaruar se jam jashtë ekipit. Mjafton që njëri nga ne ta këtë virusin dhe më pas të na infektojë të gjithëve.

Nuk dua kurrsesi të ndodhë kjo gjë dhe të jem unë më pas që do ta çoj virusin në shtëpi. Djali im është vetëm pesë vjeç dhe ka disa probleme me frymëmarrjen. Kjo është arsyeja kryesore se pse unë nuk dua të rikthehem, pasi nuk dua ta vështirësoj më shumë situatën e tim biri. Nuk kam asnjë arsye se pse ta vendos atë në rrezik”.

Së fundmi ka folur edhe Danny Rose, mbrojtësi i kombëtares angleze, i cili në janar kaloi nga Tottenham te Newcastle. “Mirror” është hapur me intervistën e 29-vjeçarit dhe në kopertinë dallohet qartë titulli domethënës dhe revoltimi i futbollisitit: “Po trajtohemi si minj laboratori”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!