Po thellohet hendeku me vendin e parë, Tuchel: Kemi gjykimin kundër

schedule15:28 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 15:28 - 30 Dhjetor, 2021

Chelsea e mbylli në barazim 1-1 takimin  ndaj Brighton, duke regjistruar këtë rezultat për të dytën sfidë radhazi në “Stamford Bridge”. Ekipi i Thomas Tuchel u befasua nga një gol i Danny Welbeck në minutat shtesë të ndeshjes.

Trajneri gjerman nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen e dy pikëve, teksa pati ankesa edhe për gjykimin në deklaratën rreth ndeshjes. Chelsea renditet në vend të dytë në kampionat, City është 8 pikë larg, ndërsa rivali i radhës është Liverpool.

“Jam shumë i mërzitur për rezultatin. Dhamë gjithçka në fushë, krijuam raste të pastra për të mbyllur një ndeshje që ishte shumë intensive.

Edhe për shkak të dy dëmtimeve që pësuam në pjesën e parë, në fund ne ishim shumë të lodhur. Mos të harrojmë edhe gabimin e arbitrit.

Ishte një rast kur mund të kishim shënuar golin e dytë, por nuk u kërkua ndihma e VAR-it”, deklaroi Tuchel, i cili komentoi edhe golin e ekipit mik.

“Nuk jam dakord që Rudiger dhe Chalobah i lejuan shumë hapësira. Më shumë se për ndeshjen me Liverpool, ne duhet të mendojmë për rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar ose të infektuar me koronavirus”. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!