Po tentonte të bënte një selfie, bie nga 30 metra lartësi e humb jetën 33-vjeçarja

schedule13:40 - 5 Nëntor, 2021

schedule 13:40 - 5 Nëntor, 2021

Një grua 33-vjeçare ka rënë nga 30 metra lartësi duke humbur jetën ndërsa pozonte për një foto gjatë një ekskursioni me bashkëshortin e saj. Lajmi ka tronditur Beligjkën ndërsa mediat greke raportojnë se Zoe Snoeks është nga Kreta.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur të martën në sytë e bashkëshortit të saj Joeri Janssen. Sipas informacioneve, 33-vjeçarja ishte duke qëndruar në cepin e një shkëmbi kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua .

Zoe, ishte nga Gerani, Rethymno dhe mbiemri i saj është Marinaki, megjithatë, ajo kishte zgjedhur që të mbante mbiemrin e të ëmës pasi prindërit iu divorcuan. Dy vite më parë ajo humbi edhe të birin në një aksident automobilistik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!