Po tentojnë t’ju largojnë nga PD? Berisha i prerë: Bashkëqeverisja nuk i shërben vendit

schedule18:21 - 20 Maj, 2021

schedule 18:21 - 20 Maj, 2021

Në komunikimin e tij për mediat pasi deklaroi se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit, ish kryeministri Sali Berisha theksoi se bashkëqeverisja mes PD dhe PS nuk i shërben vendit.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse fshihet ndonjë projekt nga ky vendim i papritur me qëllim për ta larguar përfundimisht nga PD, Berisha tha se nuk ka informacion për një gjë të tillë, ndërsa kundërshtoi edhe njëherë bashkëqeverisjen.

“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve unë nuk e di. Shprehja këtë konsideratë dhe ju informova. Për sa i përket bashkëqeverisjes do të ishte fatalitet dhe jam i bindur që nuk shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe jo bashkëqeverisje,” tha Berisha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!