Tsudoi Miyazaki, sportistja japoneze e trigarëshit not-çiklizëm-atletikë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal në rrugët e Parisit.
25-vjeçarja po stërvitej në rrugët e kryeqytetit francez duke pedaluar bashkë me dy çiklistë të tjerë. Sipas policisë, Miyazaki ka humbur kontrollin dhe ka rënë në anën tjetër të korsisë duke u përplasur nga një makinë që po kalonte.
Tsudoi Miyazaki po përgatiteshe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, dhe lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Trigarëshit./ h.ll/abcnews.al