Gjiko i bën komplimentin e veçantë, Elita vihet në siklet para prindërve të tij

schedule08:43 - 6 Gusht, 2020

schedule 08:43 - 6 Gusht, 2020

Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë dy vite më parë, ndërsa janë prindër dhe të një djali që e kanë quajtur Zëri. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë momente romantike pranë njëri-tjetrit.

Çifti po kalon disa ditë pushime me prindërit e Gjikos, ku së fundmi kanë ndarë dhe disa momente me ta duke darkuar. Por, në një video që ka shpërndarë reperi në Instastory shihet moderatorja nga Kosova duke ngrënë një pjeshkë, ndërsa Gjiko nuk ka nguruar t’i bëjë një kompliment në sy të prindërve të tij duke e vënë në siklet.

Pasha shpirtin e kësaj nane dhe të këtij babe, je më pjeshkë se ajo pjeshkë që po ha”, shprehet Gjiko. Ndërkohë, Elita vihet në siklet. e cila ia kthen: “Posi more, para nanës dhe para babës…”, teksa prindërit e tij shpërthejnë në të qeshura. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!