Partia Demokratike ka intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Kryedemokrati Basha zhvilloi paraditen e sotme një takim me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU per Europen, Katja Leikert. Por përtej situatës politike, në përfundim të takimit me Leikert, Basha ka vijuar akuzat për kryebashkiakun e Vorës, ndërsa tha se të tjerë kryetarë bashkie nga PS kanë shkelur ligjin e dekriminalizmit.
Fundi i Gushtit ka rritur prezencën e ndërkombëtarëve në selinë e Partisë Demokratike, e cila fokusin kryesor gjatë muajve të nxehtë ka pasur denoncimin e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale në radhët e PS. Paraditen e të martës, Lulzim Basha priti në selinë blu nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert dhe më pas ambasadorin në largim austriak, Johan Sattler. Në përfundim të takimeve, Basha vlerësoi përpjekjet e Gjermanisë për t’i dhënë fund krizës politike.
Takimet me ndërkombëtarët kanë rritur optimizmin e opozitës për zgjidhjen e krizës, por jo kërkesat e saj përballë Edi Ramës. Kur Kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për të zgjedhurin e tij në Vorë, Agim Kajmaku, Basha tha se kryebashkiakë të tjerë socialistë kanë shkelur ligjin e dekriminalizimit. Shtatori do ta ulë Lulzim Bashën në tryezë me të tjerë grupe interesi, për të firmosur të tjera marrëveshje. Këtë herë me biznesin e vogël dhe fermerët./ABC News Albania 24/7