“Po shpif për doktorët”, Ministria e Shëndetësisë merr masa ligjore ndaj nënës që akuzohet për vrasjen e të bijës

schedule15:48 - 7 Prill, 2022

schedule 15:48 - 7 Prill, 2022

Vdekja misterioze e tre vajzave në Greqi ka tronditur mbarë Greqinë dhe jo vetëm.

Roula Pispirgou është e dyshuara kryesore për vdekjen e të bijave. Konkretisht nëna 33-vjeçare ndodhet në paraburgim në Koridhalo, pasi akuzohet se ka gisht në vdekjen e te bijës 9-vjeçare, Georgina.

Të dyshimta janë edhe vdekjet e dy vajzave tjera të Roulës, të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Pista kryesore e autoriteteve greke, është se 33-vjeçarja ka vendosur substanca të rrezikshme në trupin e vajzave duke shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen graduale të 3 fëmijëve të saj.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë në Greqi, e cila do të angazhohet posaçërisht për rastin tronditës për të zbuluar detaje për vdekjen misterioze të 3 vajzave.

Mediet greke shkruajnë se Ministria e Shëndetësisë pritet të marrë masa ligjore ndaj të burgosurës 33-vjeçare, Roula Pispirgou e cila gjatë dëshmisë së saj në Gjykatë ia ka hedhur fajin spitalit dhe personelit mjekësor ku janë trajtuar fëmijët e saj.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha për mediet greke se nuk do të lejojë në emër të asnjë linje mbrojtëse që të dëmtohet imazhi dhe reputacioni i mjekëve, infermierëve dhe spitaleve të sistemit shëndetësor në shtetin helen.

“Kam dëgjuar të thuhen shumë gjëra të pabaza për personelin mjekësor në lidhje me rastin në fjalë në media. Për këtë arsye kam vendosur të ndjekë rrugën ligjore për të zbuluar të vërtetat. Do marrim masa ligjore kundrejt të akuzuarës, pasi ajo nuk ka asnjë të drejtë të shpifë kundër mjekëve”, tha Plevris./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!