Në një lidhje direkte nga Brukseli për “Abc-ja e mëgjesit”, gazetarja Erisa Zykaj sqaroi rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që u dha ditën e djeshme.
Gazetarja thekson se pavarësisht debateve të brendshme, sipas raportit Shqipëria ka bërë progres. Zykaj po ashtu bën me dije se ka qenë në kontakt me shtetet skeptike për Shqipërinë, si Franca, Danimarka. Sipas gazetares, ky progres raport i ndërmjetëm është më bindës se ai i viti 2019 dhe 2018 për këto shtete.
Ndërkaq, siç thekson gazetarja po shkojmë drejt një vendimi pozitiv. Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut që do të marrë një datë zyrtare për hapjen e negociatave, për Shqipërinë nuk do të ketë një të tillë.
Pjesë nga intervista:
Erisa Zykaj: Ky rekomandim i KE konsiderohet si bindës sepse ka tre çështje kryesore: Së pari Reformën në Drejtësi. Bëhet fjalë për shkarkimin e 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut. Gjithashtu flitet për SPAK dhe BKH. Ne gjithashtu e dimë që në këtë kontekst Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese është kyç për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Dhe formulimi i KE thotë që ngritja e Gjykatës Kushtetuese përbën një bazë në mënyrë që ajo të jetë funksionale dhe të krijojë besimin e duhur për popullsinë .
Në rekomandim thuhe se: “kujdes dënimet e formës së prerë për zyrtarët e lartë janë të kufizuara”. Ky ishte një nga shqetësimet kryesore të shteteve anëtare në vitin 2018, ku thuhej se nuk ka dënime përfundimtare. Me krimin e organizuar gjithashtu ka bërë progres. Për shkurtin e 2020 thuhet se ka patur aksione kundër drogës që janë bërë në bashkëpunim me shtetet anëtare lidhur me luftën kundër drogës. Deri këtu nuk mund të themi që nuk ka patur progres.
Enkel Demi: Sa do të doja unë që jam këtu që të jetoja cdo ditë te ky progresi i BE. Kështu duket sikur ky vend jo vetëm që ka bërë progres se ne që jemi këtu jo vetëm që ka bërë progres por është një mrekulli…
Erisa Zykaj: Unë e thashë pavarësisht debatit të brendshëm. Këto rezultate konsiderohen progres.
Enkel Demi: E rëndësishme është që Shqipëria ka bërë progres dhe ata kanë bërë një raport që e thekson më shumë se herët e tjera progresin e Shqipërisë.
Erisa Zykaj: I përgjigjet shteteve anëtare për shqetësimet që kanë patur. Përqendrohet te azil kërkuesit që ka patur një ulje nga 17% rreth 20% të azilkërkuesve krahasuar me 2017-ën , pra edhe këtu i përgjigjet Francës. Nëse e shohim me kujdes i përgjigjet shqetësimit të Holandës, Francës, Danimarkës dhe shteteve të tjera anëtare që thonin se nuk ka rezultate konkrete.
Enkel Demi: Ata duan që para samitit të Zagrebit të jepet ky rekomandim, të hapen negociatat. Me këtë raport kaq interesant që ka bërë KE, Franca, Holanda dhe skeptikët e tjerë do të qetësohen?
Erisa Zykaj: Unë të thashë që kam qendruar në kontakt me këto shtete dhe ato thonë se ky rekomandim, ky progres raport i ndërmjetëm është më bindës se ai i viti 2019 dhe 2018. Sepse janë këto instanca që janë ngritur në kuadër të Reformës në Drejtësi, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe po shkojmë drejt një vendimi pozitiv.
Enkel Demi: Mrekulli, shumë mirë.
Erisa Zykaj: Nuk mund të themi 100% që ai do jetë i tillë, por në 24 mars do mblidhen ministrat e Jashtëm të BE, do të gjykojnë dhe do të japin vendimin e tyre lidhur me këtë rekomandim dhe nëse ai është pozitiv, në 26 dhe 27 mars kur mbahet samiti i liderëve evropianë do të merret vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe aty do t’i përgjigjem pyetjes tënde që nuk është kaq mrekulli. Është një mrekulli në kuptimin që do merret vendimi, dhe kjo është gjë shumë e madhe sepse kemi pritur 6 vjet që ky vendim të merret. Por pas marrjes së vendimit, hapja e negociatave do të zgjasë për Shqipërinë. David Sassoli e ka thënë hapur që mund të marrë 1 vit deri në 1 vit e gjysmë hapja e negociatave.
Enkel Demi: Kjo pjesë nuk i duhet njeriu në Shqipëri, ne do bëjmë festën, do reklamojmë si fitore deri për një vit gjërat ndodhin…
Erisa Zykaj: Unë kam përshtypjen se vetë kryeiministri Edi Rama duhet të tregohet i kujdesshëm se e di shumë mirë që do të ketë një diferencim të qartë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse ka një vendim pozitiv, atëherë Maqedonia e Veriut merr një datë në Konferencën e parë ndërqeveritare që shënon hapjen zyrtare të negociatave. Ndërkohë që për Shqipërinë nuk dihet se kur do jepet data. Ky është diferencimi kryesor që do bëhet dhe nuk do jetë aq festë sa thua ti.
Enkel Demi: Në Maqedoni ndoshta nuk do jetë, por në Shqipëri do jetë festë. Por e rëndësishme është që do jepet një dritë jeshile.
Erisa Zykaj: Po pritet këtë muaj.
Enkel Demi: Në samit ne shkojmë me negociata të hapura, por pa datë.
Erisa Zykaj: Po pa datë.
/abcnews.al