‘ Po shkoja në punë për të ushqyer fëmijët’ / Babai i të plagosurit në Fier: Kërkoj drejtësi, në shkolla nuk ka siguri

schedule18:30 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 18:30 - 13 Dhjetor, 2024

Një i mitur u plagos ditën e sotme nga shoku i tij i klasës në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi pas një konflikti në rrjetin social ‘Snapchat’.

Në një intervistë për mediat Vasil Xhafa ,babai i të miturit që mbeti i plagosur, u shpreh se nuk kishte dijeni për konfliktin. Ai u shpreh se shkolla është e pasigurt dhe kërkon drejtësi.

“ Unë jam nisur nga ora 8 nga shtëpia bashkë me çunin. Çuni iku për në shkollë bashkë me një kushëririn e tij, kurse unë me familjen do ikja në punë për të marrë ditën e punës të ushqej kalamajtë. Pa vajtur te vendi më merr mësuesja kujdestare në telefon dhe më thotë që është goditur pak djali po nuk ka shumë goditje duhet të vish. Urgjentisht kthehem nga rruga me kushëririn dhe vemi te urgjenca e Cakranit. Atje vura duart në kokë. Asgjë s’mora vesh sesi u godit, si ndodhi ngjarja,. Më shumë dini ju sesa ne prindërit.

Nuk kam qenë në dijeni të konfliktit. Po ta dija mund të reagoja dhe unë. Drejtësinë dua të shkojë në vend. Edi Rama t’ju kërkoj llogari, jo vetëm në Tiranë, por të vijë dhe në Cakran t’i kërkoj llogari edhe këtu prefektit të Fierit. Sot ishte djali im, nesër mund të bëhet djali i tij ose djali i dikujt tjetër. Të vijë këtu të shikojë gjendjen sesi u bë dhe mos të bëhet.

Djalin nuk do e çojë më në shkollë, nuk ka sigurim jo vetëm në Cakran, por edhe në Fier. Duhet të jetë policia atje. Roja është betçi si në kohën e koopertivës që ruante grurin apo misrin. Nuk kam çfarë flas më.”

Theksojmë që kjo është ngjarja e rradhës në vetëm pak ditë ku protagonistë të sherreve janë bërë adoleshentët në institucionet arsimore. /  abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!