“Po shkoj në një takim urgjent”, Kurti largohet nervoz nga konferenca, takohet me kryeministrin Rama

schedule15:29 - 13 Shtator, 2022

schedule 15:29 - 13 Shtator, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, mirëpo ky takim nuk pati ndonjë sukses pasi Jasharaj tha se greva vazhdon.

Kurti në një konferencë për media, derisa foli për grevën, tha se “në ditët dhe javët në vazhdim do ta marrim vesh se çka është në pyetje”.

“Një sindikatë që  i kërkon 100 euro e i ka marrë 50 euro edhe gjithë këto shtesa rrotull, 5 për qind sivjet të bruto produktit vendor e 4 për qind vitin e kaluar, organizon festë nuk vazhdon grevë. Por në ditët dhe javët në vijim do ta marrim vesh çka është në pyetje .Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha se do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para jush”, tha Kurti.

Më pas ai tha se do të shkojë në një takim urgjent dhe doli nga salla i nervozuar, ndërsa tha se përgjigjeve të gazetarëve do t’iu përgjigjen ministri Murati dhe ministrja Nagavci.

Abc mësoi se Kurti mbërriti në Shqipëri dhe për arsye ende të panjohura u takua me kryeministrin e vendit Edi Rama. Takimi i dy kryeministrave u zhvillua në vilën qeveritare./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!