“Bomberi” argjentinas, Mauro Icardi po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij, te “luanët” e Galatasaray, teksa përveç se është kthyer në një lojtar “gur-themell” në 11-shen e kampionëve të Turqisë është kthyer edhe në idhullin e shumë tifozëve turq.
Sulmuesi 30-vjeçar ishte protagonist edhe në derbin e së shtunës ndaj “shqiponjave” të Besiktas, teksa me dopietën e tij i dha fitoren skuadrës së tij, mirëpo jo gjithçka ka shkuar “vaj” për ish-“bomberin” e Inter e Paris Saint-Germain, i cili do të humbasë përballjen e radhës së klubit, ndaj Bayern Munich në UEFA Champions League.
Sipas raportimeve më të funit të mediave turkq, ish-kapiteni i nënkampionëve të Evropës u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Besiktas, gjë që vuri në pah një problem në kyçin e këmbës të argjentinasit, i cili për këtë arsye është i destinuar të tërhiqet ndaj gjermanëve. /i.m /abcnews.al