Enis Bardhi është një lojtarët shqiptarë më me fantazi në qarkullim. 25-vjeçari nga Shkupi shkëlqen sezon pas sezoni me Levanten në Spanjë, teksa ofertat në drejtim të tij kanë ardhur në çdo merkato.
Mësohet se për fantazistin interesohet Newcastle. Klubi i njohur i Premier League është impresionuar nga cilësitë e mesfushorit dhe është vënë në lëvizje për të bindur Levanten ta lërë të lirë.
Mediet pranë klubit ishullor bëjnë me dije se Newcastle vlerëson faktin se Bardhi mund të luajë në qendër të mesfushës dhe si anësor, si dhe është një goditës shumë i mirë nga jashtë zone dhe mjeshtër i goditjeve të dënimit.
Kontrata e Bardhit me Levanten përfundon në verën e vitit 2022, por palët kanë opsionin e rinovimit edhe për dy vite të tjera. Bardhi vlerësohet 20 milionë euro në merkato dhe është një nga “xhevahirët” më të çmuar të kombëtares së Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al