Po shkëlqen në La Liga, Reali e Barcelona sfidojnë klubet e Manchesterit

schedule10:39 - 13 Shkurt, 2021

schedule 10:39 - 13 Shkurt, 2021

Problemet e Barcelonës në mbrojtje dihen prej kohësh. Pique e Araujo kanë hasur dëmtime të shumta, ndërsa Lenglet ka qenë larg formës së tij më të mirë. Tek Umtiti ka humbur besimi dhe Oscar Mingueza është shumë i ri për të përballuar me sukses presionin e madh të fanellës katalanase.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit po kërkojnë një qendërmbrojtës të denjë dhe sipas raportimit të “AS” ata tashmë e kanë një synim. Bëhet fjalë për yllin e Sevillas, Jules Kounde, i cili po shkëlqen këtë sezon me andaluzanët. Madje vetëm tre ditë më parë ai i shënoi pikërisht Barcelonës në Kupën e Spanjës, falë një veprimi teknik që i lë pa fjalë që të gjithë.

 

22-vjeçari është një titullar fiks në formacionin e Lopeteguit dhe menjëherë ka rënë nën radarin e klubeve të mëdha të Europës. Nëse Barcelona e kërkon francezin, do t’i duhet të garojë me klube si Real Madrid, Manchester City apo dhe Manchester United. Kujtojmë që mbrojtësi është në kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 dhe vlera e kartonit të tij është diku te 50 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!