Ish-ambasadori Ronald Bimo thotë se në përfundim të luftës në Lindje të Mesme, do shikojmë kontiret e një rendi të ri botëror.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Biumoi u shpreh se Europa është viktima më e madhe e kësaj lufte.
Sipas Bimos, sa i takon rezervave të energjisë, Europa do jetë shumë më e varur nga SHBA.
“NATO ka kohë që ka dhënë shenja që nuk është ai institucion tek i cili ne kemi varur aq shumë shpresat. Të gjitha rendet botërore kanë ndryshuar pas një lufte të madhe. Dhe kjo, sado mund të quhet luftë rajonale, përsëri është luftë jashtëzakonisht të madhe. Në përfundim të kësaj lufte, do shohim konturet e një rendi të ri. Çuditërisht, bazat amerikane në Gjirin Persik kanë qënë të paafta të mbrojnë radarët, sistemet e radarëve. Diku në Katar, është dëmtuar, ka dalë nga funksioni një radar 1,1 miliard dollarë, diku një radar tjetër, që janë goditur nga Irani. Të bën të mendosh, këtu jemi në kufijtë e teorive konspirative, që janë lënë vetë të ekspozuara për t’u goditur, që në moment të caktuar të mos i rindërtojnë më ato baza, dhe kjo pjesë, nga zonë influence e SHBA, të kalojë zonë, po themi e BRICS. Karburanti është nevoja e fundit që ka nevojë Amerika për veten e vet. Në kuptimin e sigurimit të rezervave të furnizimit afatgjatë nga Gjiri, Amerika nuk ka interes direkt. Bëhet një lloj rindarjeje e zonave të influencave. Sa i përket burimeve të energjisë, Europa do bëhet gjithnjë e më e varur nga SHBA. Europianët janë viktimat e mëdha të kësaj lufte, po tregojnë dobësitë e tyre që nuk po arrijnë të organizojnë asgjë. NATO është në një pozicion shumë të vështirë”, theksoi ai./abcnews.al


