Protestat kundër vrasjes së Goeroge Floyd nga policia kanë shpërthyer në një pjesë të mirë të shteteve të SHBA-ve.
Përgjatë ditëve të fundit janë djegur qindra biznese, madje edhe stacione policie, ndërsa ka prej atyre që kanë zgjedhur që të protestojnë me një stil ndryshe.
Kështu, teksa gazetarja e Zërit të Amerikës raportojnë live mbrëmë nga protestat, pas shpinës së saj po ndodhte një ngjarje e pazakontë.
Njëra prej protestuesve nuk qëlloi ndaj policëve po zgjodhi t’i provokojë duke bërë “twerk”.
Sigurisht, pamje të tilla nuk mund t’i shpëtonin syrit të shikuesve të cilët komentuan në faqen e Facebook të Zërit të Amerikës. /abcnews.al