“Po qëndroja ulur te puna në karburant”, flet 60 vjeçari nga Shkodra që i shpëtoi atentatit

schedule10:38 - 1 Maj, 2022

schedule 10:38 - 1 Maj, 2022

60 vjeçari që i shpëtoi atentatit të një nate më parë të ndodhur në Shkodër, në deklaratën e tij ka pohuar se nuk e di nga kush mund të jetë sulmuar.

I plagosuri Dedë Pllanaj, është djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi, pranë banesës së tij.

Pllanaj ka deklaruar se është qëlluar në momentin që po qëndronte ulur tek puna e tij tek një karburant në Shkodër nga një person që mbante një kaskë të zezë në kokë që e ka bërë të pmudnur që i ta njohë.

LEXO EDHE: Kushëririt të Bordhok Planajt iu bë sonte atentat, kush është “kumbari i Shkodrës” dhe si u vra para 1 viti

Po qëndroja ulur tek puna në karburant,në një moment erdhi një motoçiketë, drejtuesi i saj ishte me kaskë të zezë. Zbriti dhe u afrua drejt meje dhe më qëlloi. Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen”, ka thënë ai.

Ndërkaq paraditen e kësaj të diele mësohet se i plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën./abcnews.al