Një tjetër personazh publikë që ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është edhe moderatorja Roza Lati.
Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur e prekur për djalin, i cili u qëllua mesnatën e djeshme nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.
“Cfare eshte kjo qe sapo lexova?????? Me doli ne instaStory te nje miku im… Cfare dreqin po ndodh???? A keni shpirt more? …..e shkreta nene….. i shkreti baba…. per kete djale…. ja puth duart e ja puth ballin asaj nene qe e rriti kete djale……… dhe sot e futi ne dhè… e tmerrshme….. po qaj…… e shkreta nene………….. o Zot lehtesoja dhimbjen…..”, ka shkruar Roza.
View this post on Instagram
Kujtojmë që më herët këngëtarja, Xhensila Myrtezaj deklaroi se në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend. l.k/abcnews.al
LEXO EDHE: “Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”, Xhensila Myrtezaj reagon për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia