Po pushtojnë një vend të lirë, por Lavrov mendon se Amerika po vepron njësoj si Hitleri

schedule10:44 - 3 Mars, 2022

schedule 10:44 - 3 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm rus Lavrov e krahasoi SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin, gjatë konferencës për shtyp mbi luftën me Ukrainën.

“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë”, tha Lavrov për mënyrën se si Amerika po menaxhon situatën e konfliktit Rusi –Ukrainë.

“SHBA-të po tentojnë të imponojnë pikëpmjen e tyre për të ardhmen e Evropës. Napoleoni dhe Hitleri synonin të kishin nën kontroll të gjithë Europën, tani amerikanët kanë vënë nën kontroll Europën”, tha Lavrov për SHBA-të./abcnews.al/