Po prisnin në radhë për ushqim, forcat izraelite vrasin 19 palestinezë

schedule11:42 - 24 Mars, 2024

schedule 11:42 - 24 Mars, 2024

Të paktën 19 civilë palestinezë u vranë në një sulm izraelit ndaj një grupi njerëzish që po prisnin ndihma humanitare në juglindje të qytetit të Gazës, njoftoi sot Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës.

“Forcat pushtuese izraelite kryen një masakër. Ata hapën zjarr mbi një grup prej mijëra njerëzish që po prisnin miell dhe ndihma të tjera pranë rrethrrotullimit të Al-Kuvajtit. Ata vranë 19 dhe plagosën 23 civilë,” sipas një njoftimi.

Ushtria dhe tanket izraelite thuhet se kanë hapur zjarr ndaj njerëzve të uritur që po prisnin thasë me miell dhe ndihma të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!