Policia në Belgjikë ka arrestuar një person nën akuzën se po planifikonte një sulm terrorist ndaj ambasadës amerikane në Bruksel.
Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët vendas, sipas të cilave personi në fjalë, i identifikuar me inicialet M.G, i ka mohuar akuzat. Por hetuesit insistojnë se kanë prova bindëse që sugjerojnë se i arrestuari po planifikonte një atentat.
Për arsye hetimore autoritetet kanë deklaruar se për momentin nuk do të publikojnë detaje të reja mbi këtë episod./ABC News Albania 24/7