Durrës- Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Jubë të Sukthit në Durrës për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth ishte duke peshkuar në lumin Erzen dhe ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. e.l/abcnews.al/