Po përpiqeni të humbi peshë për Ramazan? Provoni këto hapa të thjeshtë

schedule21:25 - 20 Prill, 2021

schedule 21:25 - 20 Prill, 2021

Njerëzit të cilët shqetësohen se si të humbin peshë gjatë Ramazanit nuk janë në dijeni të frazës “gjithçka është e mundur”. Kjo varet nga mënyra se si qaseni. Ky muaj mund të jetë një pikënisje e shkëlqyer nëse humbja e peshës është qëllimi juaj, mjafton të ndiqni këto hapa themelorë.

Thuaji jo mbingrënies

Shmangni mbingopjen në iftar pasi rrit rrezikun e zhvillimit të një gjendjeje kronike, që e cila rrit peshën.

Thuaji lamtumirë ushqimeve me sheqer

Shmangni ngrënien e ushqimeve me sheqer pasi mund të shkaktojë shtimin në peshë, probleme me sheqerin në gjak dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës.

Hani ngadalë

Hani ngadalë dhe përtypni çdo copë ushqimi deri në fund, gjë që do t’ju bëjë të hani më pak gjatë iftarit.

Planifikoni kohën e vaktit

Hani pjatën kryesore të vaktit një ose dy orë pas iftarit në mënyrë që trupi të tresë ushqimin pa mbingarkuar barkun.

Zëvendësoni ushqimet jo të shëndetshme

Zëvendësoni ushqimet e skuqura, me vaj dhe yndyror me ushqime të pjekura, fruta të freskëta, sallatë dhe një gotë qumësht.

Hiqni dorë nga pijet e gazuara

Uji është më i miri, por nëse doni të pini diçka të ëmbël ose po përpiqeni të humbni peshë, pijet dietike mund të jenë një zgjedhje e mirë sesa ato me sheqer.

Përqendrohuni tek ushqimi i shëndetshëm

Hani më shumë fruta dhe sallatë nëse keni uri midis iftarit dhe syfyrit. Optimizoni marrjen e lëngjeve gjatë kohës së jo agjërimit duke pirë 6-8 gota ujë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!