Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 106, pasi rastet e infeksioneve të reja pothuajse janë dyfishuar brenda një dite, thanë autoritetet kineze.
Nurmi i rasteve totale të konfirmuara në Kinë u rrit në 4,515 ndërkohë që dy ditë më parë ishte 2,835. Kufizimet e udhëtimit janë forcuar dhe mbajtja e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete.
Qyteti i Wuhan është në epiqendrën e shpërthimit, por është përhapur në të gjithë Kinën dhe ndërkombëtarisht. Wuhan, dhe krahina Hubei janë në kushtet e izolimit dhe bllokimit të transportit brenda dhe jashtë zonës.
Të hënën, autoritetet në Pekin konfirmuan që një burrë 50-vjeçar kishte vdekur, duke shënuar viktimën e parë në kryeqytetin kinez nga virusi.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe nuk ka kurë ose vaksinë specifike./abcnews.al