Po përhapet me shpejtësi: Konfirmohen dy raste me koronavirus në një tjetër shtet të Europës

schedule10:55 - 31 Janar, 2020

schedule 10:55 - 31 Janar, 2020

Dy raste të koronavirusit janë konfimuar në Britani. Mësohet se ata janë anëtarë të së njëjtës familje dhe po marrin kujdesin mjekësor, pasi kanë rezultuar pozitivë.

Asnjë detaj tjetër nuk bëhet me dije në lidhje me identitetin e tyre ose vendin ku po trajtohen.

Të paktën 213 njerëz në Kinë kanë vdekur nga virusi, kryesisht në Hubei, dhe gati 10,000 raste të prekurish janë në shkallë vendi.

Chris Whitty, shefi mjekësor për Anglinë tha: “Ne tashmë jemi duke punuar me shpejtësi për të identifikuar çdo kontakt që pacientët kishin, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Kemi qenë duke u përgatitur për rastet në Mbretërinë e Bashkuar të koronaviruseve të reja dhe  kemi masa të fuqishme të kontrollit të infeksionit për t’u përgjigjur menjëherë,” shtoi ai.

Virusi shpërtheu në provincën Wuhan në Kinë dhe është përhapur në disa vende të botës. Ndërkaq, OBSH shpalli dje emergjencën globale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!